Houllier largohet nga Aston Villa

Nga Express më 31 maj 2011 në ora 20:40
Gerard Houllier e Aston Villa kanë vendosur të ndahen. Ky vendim i dhimbshëm dhe i obligueshëm është marrë pas ndërhyrjes urgjente të 21 prillit, kur trajneri francez ndiente dhimbje të forta në gjoks.
63 vjeçari edhe në të kaluarën ishte përballur me sulme në zemër. Lajmi pritet të bëhet zyrtar të mërkurën, por mediat angleze shkruajnë se kjo gjë tashmë është e ditur. Ish trajneri i Liverpoolit ka kontratë trevjeçare me skuadrën nga Birmingham, por do ta shkëput atë, për shkaqe shëndetësore.