E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis punimet kongresi i FIFA-s

Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, ka hapur të martën në Zyrih punimet e kongresit e kësaj organizate, e cila u ballafaqua së fundi me një skandal që ndërlidhet me korrupsionin.

Blater paralajmëroi se të mërkurën do të flasë më hollësisht për problemet me të cilat ballafaqohet FIFA.

Federata angleze dhe skoceze e futbollit i kërkuan FIFA-s shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale, të cilat ishin planifikuar të mbahen të mërkurën e në të cilat 75 vjeçari Blater është i vetmi kandidat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›