E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamsik nuk do të transferohet tek Milani

Ylli i Napolit, Marek Hamsik, thotë se ai nuk do të transferohet tek Milani.

Kuqezinjtë janë duke kërkuar një mesfushor të ri për të nënshkruar këtë verë ndërsa po spekulohet për një transferim të Hamsik.

“Milani? Janë vetëm fjalë. Për momentin mendoj vetëm për ekipin kombëtar pastaj do të shkoj në pushime të cilat i kam merituar”.

“Jam lojtar i Napolit dhe jam i lumtur që kam nënshkruar një kontratë në shtator për edhe pesë vite të tjera me një klub italian. Mazarri? Jam i kënaqur që ai mbetet”, ka thënë Hamsik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›