E Diel, 1 Nëntor 2026

Europiani i Peshëngritjes, Daniell Godeli, medalje ari në stilin e shtytjes

Gazeta Shqip

Daniel-GodelliDaniel Godelli ka fituar medaljen e artë në stilin e shtytjes në peshën 69 kilogramë në Europianin e peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë.

Gjithashtu peshëngritësi ynë mori medaljen e bronztë në shkëputje dhe një tjetër medalje të bronztë në dygarësh.

Këto janë tre medaljet e para të marra nga sportistët tanë në këtë kampionat europian.

Në këtë bateri mori pjesë edhe peshëngritësi tjetër shqiptar, Briken Çalja, i cili nuk kaloi asnjë nga tre provat në shkëputje, ndërsa në shtytje zuri vendin e katërt.
10 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Europiani i Peshëngritjes, Daniell Godeli, medalje ari në stilin e shtytjes burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›