Hoxha: Shqipëria më afër BE-së kur drejtësia është efektive

Në emisionin politik “3D” të Alban Dudushit, i transmetuar në RTSH 1 HD, u diskutua çështja e integrimit europian dhe samiti i Përafrimit të zhvilluar sot në Tiranë.
Avokati Arbër Hoxhaj theksoi rëndësinë e “Planit të Rritjes”, duke u shprehur se Shqipëria, me kalimin e viteve, ka mbetur i vetmi vend stabil në drejtimin e saj Euro-Atlantik.
Sipas tij, hapja e kapitujve të negociatave dhe përafrimi i legjislacionit europian janë hapa kyç për të ardhmen e vendit.
Hoxhaj nënvizoi se zbatimi i shtetit të së drejtës dhe sundimi i ligjit duhet të jenë prioritetet kryesore.
Ai shtoi se Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme dhe administrata publike duhet të kryejnë detyrat e tyre funksionale, në mënyrë që rruga drejt Bashkimit Europian të bëhet më e afërt dhe më e sigurt.
“Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme dhe administrata publike duhet të kryejnë detyrat e tyre funksionale, në mënyrë që rruga drejt Bashkimit Europian të bëhet më e afërt dhe më e sigurt”
/rtsh.al/