Samiti, Bregu: Brukseli ka vullnet politik për integrimin e Shqipërisë në BE

Në emisionin “3D”, nën moderimin e Alban Dudushit, pedagogu Zylyftar Bregu komentoi qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë. Sipas tij, Brukseli ka treguar qartë vullnet politik.
“Brukseli e demonstron qartë që ka një vullnet politik për integrimin e Shqipërisë në BE, por në aspektin teknik duken më të kursyer në vlerësime. Nëse ecin paralelisht këto dy vlerësime, politik dhe teknik, mendoj se do të kemi sukses,” u shpreh Bregu.
Duke iu referuar deklaratës së fundit zyrtare të PD-së, Bregu tha se opozita shqiptare nuk po perceptohet si e besueshme nga Brukseli. Ai theksoi se opozita duhet të ndryshojë mënyrën e komunikimit me institucionet europiane.
“Opozita duhet të gjejë një stil tjetër komunikimi, një mënyrë të re bashkëbisedimi me Brukselin. Nuk duhet të përdorë të njëjtën gjuhë si me Brukselin, ashtu edhe me Partinë Socialiste,” theksoi Bregu.
/rtsh.al/