Hoxha azil në SHBA, gjyqi fillon në Shqipëri
TIRANË - Gjykata e Apelit filloi procesin gjyqësor ndaj të pandehurve të akuzuar si shkaktarë të tragjedisë së Gërdecit, ku mbetën të vrarë 26 persona dhe mbi 300 të tjerë u gjymtuan. Në seancën e djeshme gjyqësore u vendos të bëhet njoftimi me shpallje publike për të pandehurin Luan Hoxha, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i cili tashmë është strehuar në SHBA. Sipas togave të zeza, policia njoftoi se shtetasi Luan Hoxha doli nga Shqipëria nëpërmjet aeroportit të Rinasit dhe nuk u kthye më, për këtë fakt, gjyqi do të vazhdojë në mungesë. Në seancën e djeshme mungonte avokati mbrojtës i Hoxhës, çka e shtyu gjykatën t’i caktojë një avokat të ri.
/Shekulli Print/Përgatiti: F.V./