E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj: Jemi të vendosur të mbrojmë kufijtë e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka dhënë së fundi një intervistë për radion serbe”B92” ku flet për çështjen më të nxehtë në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe pozicionin e qeverisë së Kosovës.

Hoxhaj thotë se Kosova ka patur gjithnjë dëshirën për të biseduar me qverinë e Serbisë dhe se Serbia duhet të pranojë realitetin në terren dhe faktin se dialogu midis dy vendeve duhet të jetë i barabartë.

“Ne duam zgjidhje politike ashtu sikurse lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave e cila duhet të garantohet. Besoj se KFOR, EULEX dhe qeveria e Kosovës janë duke u angazhuar për të gjetur përgjigjen më të përshtatshme për çështjen e barrikadave e cila do të minimizonte riskun politik. Megjithatë ne jemi të vendosur të mbrojmë kufijtë e Republikës së Kosovës nga idea e ndonjë ndarje etnike”, tha Hoxhaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›