E Shtunë, 31 Tetor 2026

BBC: Papandreu pritet të japë dorëheqjen

Kryeministri grek Jorgos Papandreu pritet të japë dorëheqjen në orët në vijim. Lajmi bëhet i ditur nga BBC që citon burime zyrtare nga Athina. Raportohet se Papandreu do të takohet me presidentin grek Karolos Papoulios menjëherë pas takimit urgjent të kabinetit, thirrur nga vetë Papandreu. Pritet qe ai të ofrojë një qeveri koalicioni me Lukas Papademos-in. Ky i fundit është nëndrejtor i Bankës Qendrore Europiane.

Qeveria greke duket se është shumë pranë shpërberjes lidhur me referendumin e planifikuar për kredinë e shpëtimit nga ana e eurozonës. Ministri i financave i Greqisë, Evangelos Venizelos, tha se ai e ka kundërshtuar planin e kryeministrit Papandreu për mbajtjen e referendumit, për marrëveshjen e arritur me liderët e eurozonës, e cila do ta shpëtonte Greqinë nga dështimi për t`i paguar borxhet.

Edhe më herët Raportet e mediave kanë sugjeruar se qeveria ndoshta nuk do ti mbijetojë votëbesimit të nesërm në parlament, pasi disa ligjvënës nga Partia Socialiste në qeveri, thanë se nuk do ta mbështesin atë. Kjo parti e ka një shumicë prej vetëm tre deputetësh në parlament. Ishte vetë kreyminsitri Papandreou ai që kërkoi votëbesimin e qeverisë për të premten.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›