Hoxhaj Jo dhunes dhe status kuose

Ministri i jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj ka deklaruar se qeveria e Kosovës është kundër përdorimit të dhunës, kundër status kuosë dhe konfliktit të ngrirë në veri.
Sipas tij, zgjidhja e vetme për problemet në veri të Kosovës mbetet implementimi i plotë i pakos “Ahtisari”.
Këto komente shefi i diplomacisë kosovare i ka bërë në një fjalim gjatë punimeve të takimit të Grupit të Vishegradit.
Ministri Hoxhaj ka deklaruar gjithashtu se aspiratë e Kosovës mbetet integrimi në Bashkimin Evropian dhe në strukturat euro-atlantike.
Lidhur me këtë, Hoxhaj e ka vënë theksin tek rëndësia Të gjitha shtetet anëtare të BE-së duhet ta mbështesin të ardhmen tonë evropiane. Kosova nuk duhet të mbetet vendi i vetëm i harruar dhe i izoluar në rajon
Enver Hoxhaj
Ministër i Jashtëm i Kosovës e mbështetjes së vendit nga të gjitha shtetet anëtare të këtij menkanizmi.
“Të gjitha shtetet anëtare të BE-së, ato që e kanë njohur edhe që nuk e njohur pavarësinë e Kosovës, duhet të mbështesin të ardhmen tonë evropiane. Kosova nuk duhet të mbetet vendi i vetëm i harruar dhe i izoluar në rajon”, ka thënë Hoxhaj.
Takimi i Grupit të Vishegradit nisi punimet të premtën në Pragë të Republikës Çeke. Në të marrin pjesë ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit perëndimor.
Ministri Hoxhaj po zhvillon vizita të shumta diplomatike në vende të ndryshme të botës, për të siguruar njohje të reja të pavarësisë, si dhe mbështetje për anëtarësimin në BE.
Në ditët e fundit, institucionet e Bregut të Fildishtë lëshuan notën zyrtare të njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Me këtë njohje republika afrikane u shndërrua në shtetin e 84-t që vendos marrëdhënie diplomatike me Prishtinën zyrtare.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova WSJ: Ndarja e Kosovës, hap kutinë e Pandorës
Europa dhe SHBA prej vitesh e kanë përjashtuar mundësinë e rishikimit të kufijve në Ballkan nga frika e konflikteve dhe gjakderdhjeve të reja ndëretnike, por duket se mosmarrëveshja e tanishme mes shqiptarëve dhe serbëve kosovarë e ka zbutur disi rezistencën e bashkësisë ndërkombëtare ndaj kësaj ideje, shkruante në numrin e saj të fundit, revista e njohur amerikane “Wall Street Journal”, duke theksuar më tej se në këtë mënyrë do të mund të shmangej ndonjë shkallëzim eventual i dhunës si ajo që shpërtheu në pjesën veriore të Kosovës verën e fundit.
Kosovë, Kushtetuta drejt ndryshimit
Për rreth një muaj, komisioni për ndryshimin e Kushtetutës dëgjoi edhe zërin e qytetarëve të Kosovës, në lidhje me zgjedhjen e presidentit. Pranga të dyshuarit për masakrën e Qyshkut
Një person i dyshuar për pjesëmarrje në masakrën në fshatin Qyshk të Kosovës është arrestuar të premten në Serbi, në bazë të një fletëarresti të lëshuar nga Interpoli. Tjetër betejë për Kosovën
Prej 12 vjetësh hapësira ajrore e Kosovës administrohet nga NATO dhe ka qenë e mbyllur për trafikun ajror civil, ndaj Aleanca ushtrake kërkron t’i japë fund kësaj gjendjeje. Von Sydow: Veriu, palët të bëjnë lëshime
Raportuesi i Këshillit të Evropës për Kosovën, Bjorn von Sydow, në përfundim të vizitës së tij në Kosovë, ka deklaruar se serbët dhe shqiptarët duhet të gjejnë një kompromis për veriun.
Lajmet kryesore
Në prag të Kongresit të socialistëve
Në orën 11:00 pritet të nisë punimet
Programi i Partisë Socialiste
Greqi, votëbesohet qeveria e Papandreut
Berisha prezanton buxhetin e vitit 2012
Pejë, konferenca e Ministrave të Mbrojtjes