Pranga te dyshuarit per masakren e Qyshkut

Një person i dyshuar për pjesëmarrje në masakrën në fshatin Qyshk të Kosovës është arrestuar të premten në Serbi, në bazë të një fletëarresti të lëshuar nga Interpoli.
Lajmin e bën të ditur “REL”, që citon burime pranë prokurorisë për krimet e luftës në Beograd.
Sipas burimit, Sinisha Micic dyshohet për vrasjen e 11 civilëve shqiptarë gjatë masakrës së 14 majit të vitit 1999, në komunën e Pejës. Në kërkim për ngjarjen në fjalë kanë mbetur dy persona.
Në total janë 12 të akuzuarit, të cilët konsiderohen përgjegjës për vrasjen e 44 civilëve shqiptare, plackitje, djegie të pronës dhe dëbim të popullit shqiptar nga trevat e tij.
Sipas palës së akuzës, arkitekt i masakrës në fshatin Qyshk ka qenë Nebojsha Minic, nën urdhërat e të cilit u vra edhe Hasan Ceku, babai i Agim Cekut, si dhe disa anëtarë të tjerë të familjes së tij.
Minic u arrestua në vitin 2005 në Argjentinë në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar, por vdiq nga SIDA gjatë procesit të ekstradimit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova WSJ: Ndarja e Kosovës, hap kutinë e Pandorës
Europa dhe SHBA prej vitesh e kanë përjashtuar mundësinë e rishikimit të kufijve në Ballkan nga frika e konflikteve dhe gjakderdhjeve të reja ndëretnike, por duket se mosmarrëveshja e tanishme mes shqiptarëve dhe serbëve kosovarë e ka zbutur disi rezistencën e bashkësisë ndërkombëtare ndaj kësaj ideje, shkruante në numrin e saj të fundit, revista e njohur amerikane “Wall Street Journal”, duke theksuar më tej se në këtë mënyrë do të mund të shmangej ndonjë shkallëzim eventual i dhunës si ajo që shpërtheu në pjesën veriore të Kosovës verën e fundit.
Kosovë, Kushtetuta drejt ndryshimit
Për rreth një muaj, komisioni për ndryshimin e Kushtetutës dëgjoi edhe zërin e qytetarëve të Kosovës, në lidhje me zgjedhjen e presidentit. Hoxhaj: Jo dhunës dhe status kuosë
Ministri i jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj ka deklaruar se qeveria e Kosovës është kundër përdorimit të dhunës, kundër status kuosë dhe konfliktit të ngrirë në veri. Tjetër betejë për Kosovën
Prej 12 vjetësh hapësira ajrore e Kosovës administrohet nga NATO dhe ka qenë e mbyllur për trafikun ajror civil, ndaj Aleanca ushtrake kërkron t’i japë fund kësaj gjendjeje. Von Sydow: Veriu, palët të bëjnë lëshime
Raportuesi i Këshillit të Evropës për Kosovën, Bjorn von Sydow, në përfundim të vizitës së tij në Kosovë, ka deklaruar se serbët dhe shqiptarët duhet të gjejnë një kompromis për veriun.
Lajmet kryesore
Në prag të Kongresit të socialistëve
Në orën 11:00 pritet të nisë punimet
Programi i Partisë Socialiste
Greqi, votëbesohet qeveria e Papandreut
Berisha prezanton buxhetin e vitit 2012
Pejë, konferenca e Ministrave të Mbrojtjes