Hoxhaj: Kosova rrezikon të ndahet!

Ministri i jashtëm kosovar Enver Hoxhaj ka bërë një paralajmërim për rrezikun që po e kanos vendin tendenca e ndarjes së shtetit të Kosovës.
Në një intervistë për agjencinë britanike të lajmeve, Reuters, Hoxhaj ka thënë se nëse nuk ka reagim dhe presion ndërkombëtar ndaj Serbisë, ndarja edhe mund të ndodhë.
“Rreziku është shumë real dhe kjo mund të ndodhë. Kjo varet nga reagimi i fuqive të mëdha për situatën në veri. Varet nga ajo sesi NATO-ja do të mbështesë prezencën e KFOR-it në pjesën veriore”, ka thënë kreu i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj. Ai ka shtuar se kjo varet gjithashtu nga ajo se sa do të ketë presion dimplomatik ndërkombëtar mbi Beogradin. “Nëse nuk ka presion, realiteti është se ndarja e Kosovës do të ndodhë”.
Por megjithatë, Hoxhaj ka shtuar se ndarja eventuale e Kosovës do të hapte Kutinë e Pandorës me mundësinë e përhapjes së dhunës në shkallë të paimagjinueshme në të gjithë rajonin. Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, mendon se Serbia po mundohet t`i shfrytëzojë tensionet në veri të Kosovës, në mënyrë që të realizojë ëndrrën e kahershme të ndarjes së Kosovës, ndërsa ka pohuar se diçka e tillë mund të ndodhë nëse nuk shkaktohet presion ndaj Beogradit.
Thelbi i problemit, ka thënë ai, është se Serbia dëshiron ta ndajë Kosovën dhe ta marrë veriun. Edhe një herë ai theksoi ndarja e Kosovës “do të hapë kutinë e Pandorës, ku pasiguria, jostabiliteti dhe dhuna, mund të përhapen në rajon në masa të paparashikuara