Identifikohet viktima e gjetur në Perollaj të Hasit

Identifikohet viktima e gjetur pasditen e djeshme në Perollaj të Hasit. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është 39-vjeçari Gëzim Koka nga fshati Letaj i Hasit i cili ishte emigrant në Britaninë e Madhe.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin Golaj-Tropojë ku 39-vjeçari u gjet nga policia i djegur në makinën e tij.
Sipas policisë 39-vjeçari ishte duke udhëtuar me automjetin e tij drejt Tropojës në momenti kur makina është përplasur me një shkëmb dhe ka marrë flakë. Mësohet se 39-vjeçari nuk ka mundur të dalë dot nga makina dhe për pasojë ai është djegur.