Qeveria spanjolle bën publike projekt-buxhetin 2012
SPANJË- Qeveria spanjolle ka bërë publik projekt-buxhetin 2012, i cili përfshin shkurtime prej shumë se 27 miliardë euro, nëpërmjet ngrirjes së pagave në sektorin publik dhe reduktimin e buxheteve për ministritë, në rreth 17 për qind.
Pas mbledhjes së kabinetit, zëvendëskryeministrja de Santamaria, tha se Spanja "ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme" dhe prioritet kryesor tani është të pastrohen llogaritë publike. Ekonomia spanjolle po bie sërish në recesion, dhe shkalla e papunësisë në vend është më e larta nga 17 anetarët e eurozonës.
Projektbuxheti i ri ka si synim të reduktojë deficitin buxhetor në 5,3 %, shifër kjo e kërkuar nga BE për të evituar një plan shpëtimi si në rastin e Greqisë.
Masat e reja kanë rritur shumë pakënaqësinë në vend, dhe dje sindikatat zhvilluan një grevë mbarëkombëtare, më e madhja që kur kryeministri Rahoi morri detyrën 4 muaj më parë.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)