E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj: Në Beograd do të dërgojmë ambasador

Kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme pritet të përzgjidhet njëri nga tre kandidatët për përfaqësues së Kosovës në Beograd.

Sipas ministrit Hoxhaj, do të zgjidhet një kandidat kredibil që e njeh gjuhën serbe dhe që do të ketë qasje dinamike duke e përfaqësuar shtetin e Kosovës në Serbi.

Ministri Hoxhaj ka thënë për KTV-në se tretmani i kandidat që do të zgjidhet, do të jetë sikur i çdo diplomati dhe do të ketë agjendë të mirëfilltë si çdo ambasador tjetër.

Hoxhaj ka thënë se ai do t’i ketë të gjitha privilegjet që i takojnë një ambasadori të akredituar në Beograd, imunitet diplomatik dhe sigurim fizik diplomatike.

Ministri Enver Hoxhaj po ashtu ka thënë se përfaqësia e Kosovës në Serbi do të quhet zyrtarisht Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›