E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa: Lugina le të drejtohet ka Shqipëria

Deputeti i Partisë Demokratikë të Kosovës, Rrustem Mustafa ka thënë se, autoritetet e Luginës duhet të vizitojnë diplomacinë e Shqipërisë lidhur më kërcënimet retorike të zyrtarëve serbe drejtuar Luginës së Preshevës për heqjen e monumenti përkujtimor me 27 emrat e pjesëtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Mustafa, tha për emisionin Rubikon, se diplomacia Kosovare është duke lëvizur në këtë aspekt. Por ai nuk ka dhenë shpjegime se çka konkretisht është duke bërë Qeveria e Kosovës lidhur më stabilizimin e përkeqësimit të situatës rreth deklaratat kërcënuese dhe ultimatumeve të udhëheqësve të shtetit serb që të largohet pllaka përkujtimore e me emrat e ish- prestarëve të UÇPMB-së. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›