“Ambasadori i Serbisë” vizitoi Prishtinën

Në Ministnë e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka qëndruar sot shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë, Dejan Paviçeviç.
Lajmin e ka bërë të ditur, ministri Hoxhaj, përmes profilit të tij në rrjetin social “Twitter”.
“MPJ priti sot shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë për të diskutuar hapat e mëtejshëm në hapjen e zyrës tonë ndërlidhëse në Beograd”, ka shkruar Hoxhaj./Indeksonline/