Hoxhaj e Shala koordinohen për dialogun me Serbinë

Çka u fol, dhe u arrit në Bruksel në mes të kryeministri Hashim Thaçi, dhe atij Serbë, Ivica Daqiç, dje i raportojë vetë kryeprotagonisti i bisedimeve, kryeministri Hashim Thaçi, kurse sot, Koordinatori i bisedimeve, Blerim Shala.
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka takuar dy akteret e involvuar në bisedime në mënyrë që, siç thotë ai për tu koordinuar në politiken e jashtme.
Hoxhaj sot ka takuar larg mediave, koordinatorin për bisedimet me Serbinë, Blerim Shalën. Kryediplomati kosovar nuk thotë se ka kërkuar raport nga Shala, por shprehët se janë takuar për tu koordinuar, pasi bisedimet më Serbinë janë problem kyç i diplomacisë në vend.
“Dje jemi takuar edhe me kryeministrin Thaçi, nuk patëm kohë që të takohemi dhe me zotin Shala. Të dy e lamë që të bisedojmë sot. Temë qendrore ka qenë bisedimet që janë bërë kohëve të fundit më Serbinë në Bruksel. Unë si ministër i Jashtëm, më duhet të di se çka është biseduar saktë, në mënyrë që këto solucione mund ti paraqes edhe në politikën e jashtme. Pra, ishte një korium, që ne bëjmë kohë pas kohe. Këso bisedash kemi edhe me opozitën e presidenten”, tha ministri Hoxhaj për Indeksoline.
Ai thotë se të njëjtën gjë e ka bërë dhe e bën edhe më Zendës kryeministren Edita Tahiri, e cila është ë përfshirë në dialogun teknik me Serbinë. /Indeksoline/