E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyn në banesë, vret 6 njerëz

Një burrë gjatë natës së kaluar hyri në një apartament në Florida duke marrë peng gjashtë persona të cilët i vrau njëri pas tjetrit, vetëm pak momente para se të vinte policia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Hialeah, në periferi të Miamit, ku një mashkull pas disa të shtënave me armë, hyri brenda një apartamenti, ndërsa fillimisht policia mendonte për dy pengje, një burrë dhe një grua, shkruan noa.

Pasi dështuan negociatat për ta bindur autorin e ngjarjes të dorëzohej, ndërhynë agjentët, duke e ekzekutuar.

Por sapo hynë brenda apartamentit nga ana e efektivëve të policisë u gjetën të pajetë trupat e tre meshkujve dhe tre femrave./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›