Neurokirurgjia, klinikë që jep shpresë në QKUK

Klinika e Neurokirurgjisë që shihet në foto nuk është private. Ajo ndodhet brenda në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Madje është e vetmja qendër neurokirurgjike në vend. Numëron 19 infermiere e 12 neurokirurgë.
Se jo të gjitha klinikat janë në gjendje të keqe, tregon shembulli i Klinikës së neurologjike.
Klinika e neurokirurgjie ka pas fat më të mirë se shumë nga qendrat tjera. Ajo falë një donacioni duket klinikë e standardeve të mira. Infrastruktura e saj është rregulluar këtë vit nga një donacion i zyrës së SHBA-ve në Kosovë. Por, menaxhmenti i klinikës nga ajo që duket brenda ka vendosur disiplinë dhe rregulla pak sa më të rrepta se klinikat tjera.
Disa nga klinikat tjera vazhdojnë të përballën me infrastrukturë të dobët dhe kushte të rënda të punës.
Në ballë të derës qëndron roja. Ai nuk lejon të hyjë askush, pos mjekëve dhe infermierëve, në raste të rralla edhe ndonjë familjarë të pacientëve.
“Nuk lejomë lëvizje neper klinikë. Kjo ndodhë për t'i ikur infeksioneve hospitalore, mundoheme të mbajmë një rregull pak më të madh se klinikat tjera. Pastaj mundohemi që ta mbajmë pastër, dhe mos ta dëmtojmë infrastrukturën edhe ashtu tash e kemi rregulluar nga një donacion”, tregon për Indeksoline, prof.dr.Arsim Morina – Drejtor i Klinikës.
Morina tregon se mbledhjet e kolegjiumit profesional mbahen dy herë në ditë, një herë në mëngjes e një herë në ora 13: 30. “Kolegjiumi profesional mblidhet dy herë në ditë. Diskutimet janë kryesisht rreth gjendjes së pacientëve”, thotë Morina.
Drejtori i Klinikës flet edhe për suksese profesionale që së fundmi i ka pasur klinika e tij. “Së fundmi i kemi hequr një femre një tomor në kokë me sukses. Tumori ishte shumë i madh. Pas një operacioni disa orësh ne ja hoqëm atë, dhe për fatin e mirë dhe falë punës sonë pacienti është në gjendje të mirë. Pastaj të enjten kemi operuar një tjetër pacient që ka pasur probleme me enët e gjakut. Pra, ne kryejmë operime në kokë dhe kurriz”, tregon Morina.
Lulzimja është operuar dje, operacioni ka rezultuar më sukses. Ajo është operuar në kokë, ngase ka pasur keqformim të enëve të gjakut. “Nuk kam mundur të flasë, anën e majtë e kam pasur të pa lëvizshme. Tash pas operacion më është lëshuar goja, dhe po shohë që po mund të lëviz edhe kamën e dorën e majtë”, thotë Lulzimja e cila qëndron pa lëvizur, ngase operimi e ka bërë të vetën dhe plaga është e freskët.
Gjatë një viti në Klinikën e Neurokirurgjisë zakonisht vizitohen rreth 5000 pacientë, hospitalizohen rreth 1000 dhe së paku gjysma e tyre operohen. Aty trajtohen si rastet emergjente, po ashtu dhe ato elektive neurokirurgjike nga: Neurotrauma (frakturat e kokës, gjakderdhjet epidurale, subdurale, intracerebrale, intracerebellare, kranioplastika, nasolikuorea etj). /Indeksonline/