E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj i raporton Kurtit

Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të cilën e drejton kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Ai i është përgjigjur kësaj ftese pasi ishte ftuar disa herë nga ky komision.

“Duke e përshëndetur ardhjen e Hoxhajt që të raportojë në Kuvend, kryetari i Komisionit, Albin Kurti, e ka quajtur të vonuar këtë takim, duke pohuar se ministri gjithsesi është dashur të raportonte në Komision para se të ratifikohej në Kuvend marrëveshja me Serbinë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Sipas këtij njoftimi, Hoxhaj është dashur të përgjigjet para Kurtit për disa çështje. ”Kurti i ka shtruar pyetje të shumta ministrit Hoxhaj. për numrin e njohjeve, për nivelin e përfaqësimit të Republikës së Kosovës në Beograd dhe për dorëheqjen a diplomatit Peci, vetëm një ditë pas emërtimit të tij si oficer ndërlidhës i Kosovës në Beograd, pastaj për numrin e shtetasve të Kosovës që largohen nga Kosova me shpresë të sigurimit të azilit ekonomik nëpër vendet e BEsë ; për deklaratat e tij se emigrantët tanë nëpër kampet strehimore dhe nëpër burgjet e Hungarisë po trajtohen mirë, si dhe për prishjen nga Austria të Marrëveshjes për sigurimet shoqërore”, thuhet më tej në njoftim.

Kurti kishte njoftuar se Hoxhaj e kishte anuluar pjesëmarrjen e konfirmuar më herët në këtë takim me arsyetimin se do të udhëtojë në Luksemburg. Ndërkohë, Hoxhaj ishte parë duke pirë kafë në një lokal në “Breg të Diellit”, në Prishtinë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›