E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet rrjeti i trafikut, lirohen 14 “skllave të seksit”

Policia greke përfundoi me sukses një operacion kundër trafikimit dhe shfrytëzimit njerëzor.

Në operacionin me emrin e koduar “Akropoli” u vunë në pranga 18 persona dhe u liruan 20 viktima të trafikut, nga të cilët 14 gra të huaja që detyroheshin të prostituonin dhe 6 burra të huaj.

Policia ka shpallur në kërkim edhe 19 persona të tjerë në Greqi dhe jashtë saj, që ndodhen nën të njëjtën akuzë.

Rrjeti trafikonte persona nga Republika Domenikane, me destinacion vendet e Evropës, vecanërisht Spanjën dhe Italinë.

Kjo organizatë, që kishte degë në Republikën Domenikane, Spanjë, Turqi e Greqi, i joshte viktimat duke iu premtuar punë në Spanjë. Ata paguanin deri në 6000 euro për udhëtimin e “shpresës” dhe kur mbërrinin në Stamboll, trafikantët iu merrnin dokumentet dhe iu privonin lirinë, shkruan BW.

Tranzicioni ilegal kryhej nga Greqia, ku edhe shfrytëzoheshin për prostitucion e drogë e më pas viktimat shkonin në Spanjë e Itali.

Sipas policisë, rrjeti kriminal ka trafikuar me këtë mënyrë, që nga viti 2011, qindra njerëz me qëllim përfitimi.

Policia sekuestroi një sasi parash, dhjetëra celularë, disa kompjutera, dokumenta dhe bileta udhëtimi etj./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›