E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj kërkon vazhdimin e përkrahjes nga Franca

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Maryse Daviet.

Ministri Hoxhaj e ka njoftuar ambasadoren franceze për progresin e gjithanshëm në Kosovë.

Hoxhaj ka folur për avancimin e procesit të njohjeve, anëtarësimin në organizatat rajonale, evropiane e ndërkombëtare, si dhe për proceset integruese evropiane të Republikës së Kosovës.

Në këtë kontekst, ai ka kërkuar përkrahjen e mëtutjeshme të Francës në proceset integruese evropiane, si dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Ambasadorja e Republikës së Francës në Kosovë, Maryse Daviet, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Francës për proceset në Kosovë.

Ministri Hoxhaj dhe ambasadorja Daviet kanë biseduar edhe për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve.

Hoxhaj theksoi interesimin e Qeverisë për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe shkëmbimeve të gjithanshme ndërmjet Kosovës dhe Francës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›