Thaçi ngushëllon hmologun e tij italian

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka ngushëlluar homologun e tij, Kryeministrin e Italisë, Enrico Letta, me rastin e tragjedisë që ndodhi në afërsi të qytetit Montefiore Irpino, kur nga rrëzimi i një autobusi humbën jetën 38 qytetarë.
Në telegramin e ngushëllimit të Thaçi dërguar homologut të tij, italian Letta thuhet se në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, familjarëve të viktimave dhe Qeverisë së Italisë, iu ka shpreh ngushëllimet më të sinqerta me rastin e fatkeqësisë, që u mori jetën 38 qytetarëve.
“Në këto momente të vështira, populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës qëndrojnë përkrah jush, për të ndarë këtë dhembje të madhe”, thuhet në telegramin e Thaçit./Indeksonline/