Hoxhaj në Slloveni për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka filluar një vizitë zyrtare në Slloveni, me ftesë të homologut slloven, Karl Erjavec. Gjatë qëndrimit në Lubjanë, Hoxhaj, përveç takimit me ministrin e Jashtëm të atij vendi, do të zhvillojë takime edhe me udhëheqës të tjerë të shtetit slloven.
Hoxhaj dhe Erjavec do të bisedojnë për fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral dhe shkëmbimeve ndërmjet dy shteteve, për përkrahjen e Sllovenisë në proceset integruese të Kosovës, si dhe çështje të tjera të rëndësishme për dy shtetet dhe rajonin.
Dy ministrat do të nënshkruajnë edhe dy marrëveshje, të cilat do të jenë në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë./Indeksonline/