Hoxhaj paralajmëron hapjen e ambasadës në Mal të Zi

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Igor Luksic, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe i Integrimeve Evropiane të Malit të Zi.
"Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me Malin e Zi, i cili në një periudhë shumë të rëndësishme të shtetndërtimit, njohu pavarësinë e Kosovës. Ne u pajtuam që në një periudhë shumë të shkurtër të hapet Ambasada e Republikës së Kosovës në Podgoricë dhe Ambasada e Malit të Zi në Prishtinë. Kjo do të shënon një kapitull të ri në thëllimin e marrëdhënieve dhe miqësisë ndërmjet dy popujve dhe dy shteteve", ka thënë minitri Hoxhaj, përmes rrjetit social Facebook./Indeksonline/