Marrëveshja nuk bënë të dështojë

Marrëveshja e Beogradit dhe e Prishtinës arritur në Bruksel nuk bën të dështojë, ka deklaruar nënkryetari i Qeverisë serbe Rasim Lajiq.
Ai ka theksuar se tani prioriteti është që përmes dialogut demokratik me serbët e Kosovës të gjendet edhe shtylla më e vogël dhe mënyra që të vazhdohet ajo që është filluar, pra zbatimi i Marrëveshjes.
I pyetur nëse arritja e marrëveshjes për implementim plani është afër, Lajiq ka thënë për medie serbe se ende nuk mund të thuhet se po, porse , ka shtuar, plani vërtetë nuk ka alternativë.
Edhe Beogradi, edhe Prishtina e edhe Brukseli janë të gatshëm për vështirësitë që i pret marrëveshja, pasi që, ka shtuar, bëhet fjalë “për marrëveshjen e parë pas shumë vitesh e madje deceniesh, kthesë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe të mbrojtjes së serbëve në Kosovë".
Lajiq i ka porositur serbët e Kosovës se askujt nuk i duhet konfrontimi dhe asgjë që mund të thellojë hendekun ndërmjet serbëve të Kosovës dhe autoriteteve në Beograd.