Hoxhaj takon ambasadorin e Çekisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në një drekë pune ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, Jiří Doležel.
Ministri Hoxhaj e ka njoftuar ambasadorin Doležel për progresin e përgjithshëm në Kosovë, për avancimin e proceseve integruese evropiane, si dhe për fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Hoxhaj ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e Qeverisë së Çekisë për Kosovën.
Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu theksoi interesimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe shkëmbimeve të gjithanshme ndërmjet Kosovës dhe Çekisë./indeksonline/