E Shtunë, 31 Tetor 2026

Detaje rreth vrasjeve në Vlorë, autorët nuk kishin cak viktimat

Pas një pune hetimore intensive, Forcave Speciale FNSH Fier, dhe Repartit RENEA Tiranë të mirëorganizuar dhe të pandërprerë është bërë e mundur që ditën e sotme mbas disa orësh nga ndodhja e ngjarjes të mund të identifikohet dhe arrestohet shtetasi: Leo Luan Osmeni, vjec 18, banues në Vlorë, person me precedent penal, si dhe po punohet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Nga veprimet paraprake hetimore ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të castit, për motive të dobëta midis autorit të dyshuar shtetasit Leo Osmani dhe disa shtetasve nga qyteti i Fierit, raporton noa.al.

Nga tërësia e veprimeve të hetimore të kryera si kqyrja e vendit të ngjarjes, kqyrja e viktimave nga një grup ekspertësh mjekoligjorë, dhe gjithë veprimtarisë hetimore paraprake ka rezultuar se 2 prej viktimave shtetasit Serdi Bajlozi, 17 vjec dhe Sokol Isufaj 34 vjec, janë goditur nga plumba rikoshetë, si dhe asnjë prej 3 viktimave nuk ishin në konflikt me autorin dhe as kishin njohje me personat e tjerë të përfshirë në konflikt dhe se nuk kanë qënë objekt i sulmit kriminal.
Gjithashtu policia tha se grupi hetimor ka siguruar provat të pakundërshtueshme shkencore në lidhje me autorësinë e këtij krimi, prova të cilat janë sekuestruar nga policia dhe janë të patjetërsueshme.

Policia tha se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 79dhe 278/2 të Kodit Penal.

Gjatë masakrës së djeshme, plumbat e një automatiku Kallashnikov u morën jetën tre personave, Sokol Isufajt, 34 vjeç nga Roskoveci i Fierit, Diana Ademit, 53 vjeçe, e cila ishte kthyer nga Gjermania për pushime dhe 17-vjeçarit nga Përrenjasi, Serdi Bajlozi, i cili ndodhej në Vlorë për pushime tek halla bashkë me motrën e tij. Asnjëri prej tre viktimave nuk ka qënë në shoqërinë e njëri-tjetrit, por janë gjendur rastësisht pranë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›