Hoxhiq: Në veri s’ka rend dhe ligj
Drejtoresha e Zyrës Administrative Adriana Hoxhiq, ka dënuar aksidentin e fundit në veri, djegien e një veture të një punëtori të kësaj zyre.
“Në veri të Mitrovicës nuk ka rend dhe ligj prandaj apeloj te qeveria e Kosovës dhe te mekanizmat e sigurisë, EULEX-i o Policia e Kosovës, të dalin me një plan nëpërmjet të cilit qyteti do të jetë në vëzhgim tërë kohën dhe të krijohet një ambient i qetë për të jetuar dhe vepruar në këtë pjesë të vendit” thotë Hoxhiq për “Epokën e Re”.
Sipas saj gjetja dhe zbatimi i një plani të përshtatshëm do të mundësonte jetë më të mirë për të gjithë banorët e Mitrovicës, transmeton portali Indeksonline.