E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhiq dënon sulmin me bombë

Zyrtarja Kryesore Ekzekutive e Zyrës administrative të Mitrovicës veriore, Zonja Adrijana Hoxhiq në mënyrën më të ashpër ka dënuar sulmin me bombë, i cila ka ndodhur mbrëmë.

“Ky sulm me bombë i cili shumë lehtë ka mundur që seriozisht të rrezikoj jetën e një qytetari shembull, është përfundimisht një akt jonjerëzor. Duke u bazuar në dëmin i cili është shkaktuar, është krejtësisht e qartë se ky sulm kishte për synim vrasjen. Pyetem, se kujt i duhet e tërë kjo, kush urdhëron gjëra të tilla dhe kush ka të drejtë që në këtë mënyrë të sillet me qytetarët e Mitrovicës veriore? Ky sulm ka shqetësuar shumë qytetarët dhe të gjithë po pyeten deri kur do të vazhdojë situata e tillë? Shpresoj se të gjitha institucionet e sigurisë të kuptojnë seriozisht situatën dhe të ndërmarrin diçka konkrete në lidhje me çështjen e sigurisë dhe të sundimit të ligjit, para se dikush të pësoj”, ka thënë zonja Hoxhiq përmes një deklarate dërguar medieve./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›