E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina kërcënon me mbylljen e shërbimeve të ofiqarisë

Komuna e Prishtinës ka informuar se sot, për 4 orë rresht nuk ka funksionuar sistemi i ri i gjendjes civil, dhe edhe pas lëshimit të tij, për shkak të defekteve në sistem, ka qenë e pamundur që të bëhet pajisja e qytetarëve me dokumente, gjë që ka shkaktuar pa kënaqësi të madhe tek qytetarët, por edhe tek punëtorët e shërbimit të ofiqarisë.

Duke e parë këtë gjendje, e cila është duke u renduar në vazhdimësi, Komuna e Prishtinës e informon gjithë opinionin publik dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme se po që se nuk merren masat e duhura për përmirësimin e sistemit, do të obligohet që të mbyll shërbimin e ofiqarisë, deri sa nuk bëhen përmirësimet e nevojshme në sistem.

Komuna i informon qytetarët se në bazë të ligjeve në fuqi, është Qeveria e Republikës së Kosovës ajo që i përcakton kushtet dhe kriteret se si duhet të funksionoj sistemi i regjistrimit civile, ndërkohë që komunat vetëm janë zbatues të atyre kritereve.

“Kjo situatë ka krijuar një gjendje të rend në sportelet e komunës dhe një pakënaqësi në rritje tek qytetarët, të cilët në këto dy javët e fundit nuk po kanë mundësi të pajisen me dokumentet e kërkuara’, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Komuna i kujton MPB-së dhe gjithë qytetarëve të Prishtinës, se me këtë personel, që tash e ka me detyrë në shërbimin e ofiqarisë, para instalimit të këtij sistemi, ka pajisur deri në 1000 qytetarë në ditë me dokumentacionin e kërkuar. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›