Hoze Murinjo vihet kundër "prostitucionit intelektual"
Trajneri karizmatik i Interit, Hoze Mourinjo, ka çuditur dhe çoroditur mbarë opinion futbollistik e jo, italian e jo, me deklaratën e tij të djeshme. I sinqertë, i patrembur, i parezervuar, pa “politikkorrektesë”, ai shfreu dufin ndaj sulmeve mediatike të drejtuara ekipit që ai drejton.
Mourinjo ka akuzuar se “ka një prostitucion intelektual në ambientet sportive në Itali”, duke u distancuar nga diçka e tillë. “Ka një punë kolosale të mirëorganizuar kundër Interit për të manipuluar opinionin publik”, ka thënë ai.
Deklaratat e tij erdhën menjëherë pas artikujve të mediave për favore të vazhdueshme arbitrale kundër Interit (rasti i penalltisë dhënë Balotelit) dhe pas deklaratës së Ranierit që i dilte përkrah Spaletit (viktimës). “Nëse Ranieri është me Spaletin, unë jam me Del Nerin, Prandelin, Zengën”, tha Mourinjo duke përmendur ekipet që humbën pikë kundër Juventusit për shkak të gabimeve arbitrale.
Mourinjo është si një lumë i tërbuar që po del nga shtrati. “Gjatë ditëve të fundit nuk është folur aspak për një Romë që megjithëse ka mesfushën më të mirë në Itali do ta mbyllë sezonin me zero tituj, as për një Milan, ekip me superkampionë, 12 pikë pas nesh e që do e mbyllë sezonin me zero tituj, as për Juven që është sot aty ku është falë favoreve arbitrale. Është folur vetëm për një penallti sikur të ishte flagrante, e paqenë, kur maksimumi, për të mund të thuhet e dyshimtë .” ka shfryrë Mourinjo.
Një precedent i ngjashëm ishte edhe para dy javësh kur Interi fitoi kundër Milanit 2-1 dhe u përfol aq shumë goli me dorë i Adrianos, megjithë deklaratën e Kolinës, shefit të arbitrave në Itali, se goli konsiderohet i rregullt, sulmet mediatike vazhduan.
Juventusi i kërkoi menjëherë Interit të distancohet nga deklaratat e teknikut, gjë që s’ndodhi e s’kishte pse të ndodhte. Në polemika ndërhyri edhe ministri i brendshëm italian ku përkrahu Mourinjon (interist ky).
Deklaratat e portugezit shkaktojnë gjithmonë polemika. Ai i thotë gjërat ashtu si i mendon, troç. Të vërtetat troç nukse i pëlqejnë të gjithë, e kjo shkakton pakënaqësi. Mourinjo do vazhdojë sërish me deklaratat e tij, ashtu troç, e gjithmonë ato do kenë jehonë...
/k.sh./