E Shtunë, 31 Tetor 2026

Platini jep sërish përgjigje negative për Kosovës

Beograd - Mishel Platini ka dhënë një tjetër përgjigje negative lidhur me anëtarësimin e Federatës Kosovare të Futbollit në UEFA. Deklarata e presidentit të institucionit më të lartë të futbollit europian vjen gjatë vizitës së tij në Beograd. Platini deklaron se Kosova nuk do t’i bashkangjitet federative të tjera në UEFA dhe FIFA pa u anëtarësuar më parë në OKB.

“Situata është shumë e thjeshtë. UEFA dhe FIFA nuk merren me politikë. E vetmja gjë që mund të bëjmë është respektimi i statutit të UEFA-s, dhe statuti thekson qartë se për t'u anëtarësuar në UEFA, është e domosdoshme të njihesh nga OKB-ja”, shprehet presidenti i UEFA-s, Mishel Platini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›