Clinton: Izraeli ka shkelur detyrimet ndërkombëtare
Jerusalem- Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka kritikuar sot Izraelin për prishjen e dhjetëra shtëpive të banorëve palestinezë në Jerusalemin Lindor duke i konsideruar si shkelje të detyrimeve ndërkombëtare të shtetit hebre. "Ky lloj aktiviteti nuk është i dobishëm dhe shkel detyrimet ndërkombëtare të përcaktuara në planin e paqes", deklaroi Clinton.
"Kjo është një çështje që ne kemi planifikuar t'ia paraqesim qeverisjes lokale izraelite në Jerusalem", shtoi ajo gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.