Hub Stivens, trajneri i ri i Shalke 04
Shalke ka njoftuar se e ka angazhuar Hub Stivens si trajner të ri të ekipit. Ish-trajneri i PSV Eindhoven ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2013 me klubin gjerman. Ekipi, i cili luan në Europa League, ishte në kërkim të një trajneri të ri, pas dorëheqjes së Ralf Ranjik javën që shkoi për shkak të problemeve shëndetësore. Flitej se atë mund ta zëvendësonte asistenti i përfaqësueses gjermane, Hansi Flik ose trajneri i Bazelit, Thorsten Fink, por Shalke vendosi për 57-vjeçarin Stevens. Ky i fundit kishte punuar me klubin nga Gelsenkirshen edhe në periudhën 1996-2002.