Milani “kursen” Ibrahimoviçin Alegri do fitore ndaj Viktorias
Kuqezinjtë mund të mos e aktivizojnë fare suedezin gjatë ndeshjes së sotme, pasi në fundjavë do të përballen me Juventusin
Hija e gjatë e suedezit padyshim që e influencon vigjiljen e Milan-Viktoria Plzen, ndeshja e dytë e Champions League në fazën me grupe. “Ibra? Është stërvitur aq mirë, sa dje (pardje) mund të thoshe se është në top formë. Nuk jemi kaq të çmendur sa ta rrezikojmë. Ai është një kampion dhe kur është në fushë ndjehet prezenca e tij. Ta kesh në dispozicion është gjithnjë një avantazh. Megjithatë, sot (dje) do ta vlersojmë edhe njëherë”, konfirmon Masimiljano Alegri gjatë konferencës për shtyp në vigjilje të ndeshjes. Tekniku vijon sërish: “Nesër (sot) është e rëndësishme fitorja për t’i dhënë vlerë rezultatit të Barcelonës, por mbi të gjitha për të larguar konkurrencën nga grupi ynë. Në momente të tilla, fitoret janë të detyrueshme edhe pse Milani është shprehur gjithnjë me një teknikë të mirë”.
Trajneri i Zenit Petërsburg, Luçiano Spaleti, ka kërkuar nga lojtarët e tij që të jenë të përqendruar maksimalisht për takimin e të mërkurës ndaj Portos, në kuadër të Grupit G të Ligës së Kampionëve. “Porto është një klub me histori të madhe, një ekip i madh europian për shumë vite. Porto jo vetëm që ka arritur rezultate të mira, por i ka dhënë botës një numër të madh lojtarësh dhe trajnerësh të fortë. Kjo flet për fuqinë që ka klubi. Prandaj është një skuadër e cila është vështirë të mposhtet”, ka thënë Spaleti.
Champions League
Sot
Grupi E
Bajer Leverkusen – Genk 20:45
Valencia – Çelsi 20:45
Grupi F
Marsejë – Borusia Dotmund 20:45
Arsenal – Olimpiakos 20:45
Grupi G
Zenit Petërburg – Porto 20:45
Shakhtar Donjeck – Apoel Nikosia 20:45
Grupi H
Milan – Viktoria Plzen 20:45
Bate Borizov – Barcelona 20:45