E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hudhet poshtë padia ndaj ''Sulltanit''

Një gjykatë në Stamboll hodhi poshtë padinë kundër serialit televiziv ''Sulejmani i madhërishëm'', një film që ka si subjekt sulltanin më jetëgjatë në fron, i njohur si Sulltan Sulejmani i Madhërishëm dhe që përmbajtja e tij është kundërshtuar me tepër se një herë edhe nga kryeministri i vendit, Recep Tayip Erdogan.

Vitin e kaluar kryeministri turk u mor shpeshherë me producentët e filmit, që pasur një audiencë të admirueshme në Turqi dhe në shumë shtete të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit, duke theksuar se ata kishin anashkaluar sukseset e këtij sulltani dhe ishin përqëndruar më tepër në problemet me haremin e tij.

Erdogan, një admirues i madh i Turqisë otomane dhe i akuzuar shpeshherë si mbrojtës i një vizioni neo-otoman, kërcënoi me ndërmarrjen e procedurave ligjore.
"Kemi paralajmëruar autoritetet dhe presim që drejtësia të marrë vendimin e duhur'', kishte paralajmëruar ai.
Shumë shpejt, dy padi u ngritën për ''fyerje të historisë së Sulejmanit të Madhërishëm'' duke e paraqitur atë si feminist dhe jo si ''një lider të madh''.

Gjykata turke hodhi poshtë këto pretendime duke thënë se ''vetëm pasardhësit e Sulejmanit mund të ndërmarrin veprime ligjore'', transmeton BW. ''Ky serial është frymëzuar nga historia dhe është vetëm një trillim'', theksoi gjykata. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›