E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rona, lutje për hakerët

Këngëtarja Rona Nishliu, e cila arriti sukses historik për shqiptarët në festivalin e këngës evropiane "Eurosong", ka probleme me hakerët.

Ata i kanë marrë të drejtën e administrimit në rrjetin social Facebook, prandaj Rona ka vendosur që tu drejtohet atyre me shumë dashamirësi.

"Të dashur hakera/grup i hakerave,

jam Rona Nishliu. Fillimisht më lejoni të them se jam prekur thellë nga veprimi juaj!
Nuk e kuptoj arsyen e ''hackimit'' të faqes sime dhe postimin e informatave të panevojshme.

Në emrin tim dhe të atyre 40 e ca mijë fansave të muzikës sime, ju lusë t'ma ktheni administrimin e faqes sime, mëqe kjo ishte e vetmja mënyrë për të qenë sa më afër tyre.Kjo faqe është ndërtuar gjatë viteve dhe  s'është e drejtë të shkatërrohet, aq më tepër kur nga ajo nuk ka asnjë lloj përfitimi.

Ju lusë për mirëkuptim dhe shpresoj thellë që ju do t'ma riktheni faqen time", ka shkruar Nishliu nga profili privat në rrjetin social. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›