Hueida El Sayed feston 35 vjetorin, miqtë i sjellin tortë me numrin 25
Ka mbushur 35 vjeç, por ka fikur qiriun që kishte të shënuar numrin 25. Megjithëse janë kaq vitet që ajo demostron, gjithsesi karriera e saj e gjatë kryesisht si balerinë, diku që në fillim të viteve ‘90, bën që të mos na dalin llogaritë. Miqtë që ajo kishte të ftuar te club “Churchill” janë çuditur kur kanë parë numrin 25, por më shumë nga të gjithë është çuditur vetë Hueida pasi kjo ka qenë një shaka e bërë nga personeli i lokalit që kishte përgatitur tortën e ditëlindjes së saj. Më pas vajza simpatike e ekranit ka fikur qiriun e rremë, por duke shprehur me mendje me siguri një dëshirë të vërtetë por nuk është mjaftuar me kaq. Ka hapur shishen e shampanjës dhe para se të bëjë “gëzuar” ka preferuar që t’ju bëjë edhe ajo një shaka të pranishmëve duke i lagur të gjithë me shampanjë. Të ftuar në ditëlindjen e ish balerinës si dhe prezantueses së njohur, ishin kryesisht artistë, njerëz të medias, nga “Top Channel” ku ajo drejtoi programin “Një këngë për ty” dhe nga “Ora News”, televizion, me të cilin ajo po bashkëpunon momentalisht, me programin e orës 10 të paradites të quajtur “Kioskë”. Hueda megji-thëse ka vite që jeton në Paris, gjen gjithnjë mundësi për tu kthyer në Shqipëri e mbi të gjitha për t’iu rikthyer ekranit i cili e lançoi për herë të parë.
Miqtë kanë preferuar lule dhe bizhu
Mbi 25 tufa me lule ka marrë në mbrëmjen e kësaj të enjte Hueida nga miqtë e ftuar me rastin e ditëlindjes. Përveç luleve, ata kanë patur pothuajse një mendje duke preferuar gjithashtu bizhutë si dhuratë për të. Madje për çudi shumica e këtyre bizhuve ishin të firmës së njohur Svarovski. Gjithashtu duke ditur pasionin e Hueidës për librat, (edhe ajo vetë ka shkruar libra) nuk kanë munguar libra të shumtë të cilët kanë pasuruar bibliotekën e saj si dhe shumë piktura.