Juliana me look të ri në versionin anglisht të këngës për Eurovizion
“It’s all about you” është titulli në versionin anglisht të këngës “Nuk mundem pa ty”, me të cilën Juliana Pasha do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 55-të të Festivalit Evropian të Këngës, që këtë vit mbahet në Oslo të Norvegjisë në datat 25, 26 dhe 27 maj. Versioni i ri i këngës së kompozuar nga Ardit Gjebrea ka nisur të transmetohet në kanalet muzikore dhe sit-e të ndryshme. Regjistrimi i versionit të ri është bërë në studion “Cabin Studio”në Londër, miksimi në studion italiane “Softworks” dhe masterizimi nga “Sterling Sound” në Nju Jork (SHBA). Ky version i këngës nuk ka ripunime mbi versionin shqip, me titull “Nuk mundem pa ty”. Ndërkohë që Juliana Pasha është shfaqur në klip, e veshur me të zeza dhe me model të ri flokësh. Këtë vit ndryshe nga edicionet e mëparshme, autorët kanë menduar që Juliana të dalë pa perfomancë koreografike në skenën e Eurovizionit. Këngëtarja do të shoqërohet nga tri vokaliste amerikane, si dhe nga violinisti Olen çezari, i cili ishte një nga anëtarët e jurinë së Festivalit të Këngës së 48-të në RTSH, që shpalli fituese Juliana Pashën.