E Diel, 1 Nëntor 2026

Olta Gixhari refuzon ftesën për “Shtëpinë e madhe”



Aktorja simpatike Olta Gixhari ka qenë një tjetër personazh i njohur, që ka marrë ftesën për të hyrë në garën e personazheve VIP “Shtëpia e madhe” e Kosovës, që nis transmetimin në RTV21 më 1 Prill. Por Olta Gixhari nuk ka pranuar të jetë pjesë e kësaj gare, në të cilën deri tani janë konfirmuar se do të hyjnë disa emra të njohur nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. Aktorja nuk ka shpjeguar arsyen pse nuk ka pranuar të marrë pjesë në këtë “reality show”, edhe pse pas xhirimeve të filmit “Farmakon”, nuk është e angazhuar me ndonjë projekt artistik. Në “Shtëpinë e madhe” të Kosovës pritet të nisin bashkëjetesën e tyre për një garë të fortë disa këngëtarë, aktorë dhe gazetarë. Deri tani përveç Big Mamës, janë zbuluar emra të njohur në fushën e show-bizz-it. Kështu në “Shtëpinë e madhe” do të hyjnë Nora Istrefi me të fejuarin Robert Berisha, moderatori i RTV21, Labinot Gashi, grupi i humoristëve “Stupcat”, këngëtarët Kastro Zizo, Meda, Albërie Hadërgjonaj, Gjyste Vulaj dhe Elvana Gjata,etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›