E Diel, 1 Nëntor 2026

Një vështrim i pazakontë i perandorisë komuniste

Libri: Një tur me ciceron në Muzeun e Komunizmit

Autorja: Slavenka Drakulic

Botime: Instituti Shqiptar i Medias

Përktheu: Bashkim Shehu dhe Edlira Hoxholli

E cilësuar si “kritike sociale e mprehtë dhe zbavitëse, me një vëmendje të veçantë për detajet”, nga The Ëashington Pos , kroatja Slavenka Drakulić është një nga kritiket letrare më të njohura të komunizmit të bllokut Lindor. Në librin e saj “Një tur me ciceron nëpër muzeun e komunizmit”, ajo ofron një eksplorim prej tetë kapitujsh të komunizmit, duke përdorur një kastë të pazakontë rrëfimtarësh, secili nga një vend i ndryshëm, ku çdonjëri reflekton për të kaluarën dhe për të tashmen, njëzet vjet pas rënies së komunizmit. Së bashku ata janë një parodi oruelliane absurditetesh gjatë viteve të komunizmit europian. Kjo parodi shpalos talentin e jashtëzakonshëm të kësaj autoreje. “Një tur me ciceron është” - një tjetër vëllim i shkëlqyer i Slavenka Drakulić. Kësaj here ajo ofron portrete të holla dhe të ndryshme të ‘socializmit të vërtetë’ nga gjithë Europa Lindore.”- shkruan Jan T. Gross. Ndërsa autori i “Tokat e Gjakut: Europa mes Hitlerit dhe Stalinit”, Timothy Snyder, shkruan për librin: “Shpalos bukur dilemat e jetës në komunizëm, si prova të qarta të tragjedisë morale dhe shembuj të mprehtë të kufijve të dijes vetjake. Letërsia këtu është një aide-memoire, jo thjesht për përvojën historike, por edhe për arsyen se përse zgjedhim të harrojmë.” Libri “Vizitë me ciceron në muzeun e komunizmit” sapo ka dalë në shitje dhe është botim i Institutit Shqiptar i Medias. Ai është përkthyer nga Bashkim Shehu dhe Edlira Hoxholli.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›