E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hughes në listën e Liverpoolit

Pronarët e Liverpoolit, Tom Hicks dhe George Gillett, kanë krijuar një listë të ngushtë me emrat, të cilët mund të zëvendësojnë Rafael Benitezin në postin e trajnerit te Të Kuqtë.

Besohet se ish-menaxheri i Manchester Cityt, Mark Hughes, bën pjesë në këtë listë, së bashku me trajnerin e Aston Villas, Martin O'Neill. Por nuk përjashtohen edhe emra të tillë, si Guus Hiddink dhe Jose Mourinho.

Hughes mund të kthehet edhe tek ish-skuadra e tij, Blackburn Rovers, duke qenë se trajneri aktual Sam Allardyce dita ditës po vihet nën presion më të madh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›