E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi ndalet në Bari

Vendasit zhvilluan një lojë të mirë, duke e vënë skuadrën e Hoze Mourinjos në presion gjatë gjithë 45-minutëshit të parë, por pa arritur të finalizojnë. Përpjekjet e tyre u kurorëzuan me sukses në minutën e 60-të, kur Barreto shndërroi në gol një penallti pas prekjes së topit me dorë nga Samuel.Vetëm tre minuta më pas gjyqtari Roseti akordon një tjetër 11-metërsh në favor të vendasve, kësaj radhe pas ndërhyrjes së gabuar të Lusios në dëm të Parizit. Nga pika e bardhë është përsëri Barreto, që tregohet i saktë, duke mposhtur për të dytën herë portierin Hulio Sezar.Por zikaltrit nuk dorëzodhen, duke shkurtuar diferencën në minutën e 69-të me anë të Goran Pandev, që shënon golin e parë me fanellën e Interit. Emocionet e kësaj sfide nuk përfundojnë këtu, pasi vërshëllima e gjyqtarit dëgjohet përsëri, këtë herë për të sinjalizuar një penallti në favor të zikaltërve, që shndërrohet në gol nga Diego Milito në minutën e 74-t.Megjithë përpjekjet për të shënuar golin e fitores, kampionët e Serisë A ndalen në barazim, duke u ngjitur në kuotën e 46 pikëve, nëntë më tepër se Milani që ka dy ndeshje më pak. Situatë tepër interesante, kur janë vetëm shtatë ditë që na ndajnë nga derbi i madh.Bari 2 – 2 Inter, (Barreto 60’ p, 63’ p / Pandev 69’, Milito 74’ p)Bari (4-4-2): Gillet 7; Belmonte 6, A. Masiello 6,5, Bonucci 6,5, Parisi 6,5; Alvarez 6,5 (89' Kamata), Donati 7, Gazzi 6, Koman 6 (77' Rivas); Meggiorini 6,5, Barreto 7. (Padelli, S. Masielllo, Allegretti, De Vezze, Greco). Trajner: VenturaInter (4-2-3-1): Julio Cesar 7; Maicon 5, Lucio 5,5, Samuel 5,5 (64' Santon 5,5), Cordoba 5; Zanetti 6, Muntari 5 (64' Quaresma 5,5); Balotelli 5,5 (79' Cambiasso sv), Sneijder 6,5, Pandev 6; Milito 6,5. (Toldo, Materazzi, Carlsen, Arnautovic). Trajner: MourinhoGjyqtar: RosettiKartonë të verdhë: Parisi, Bonucci, Belmonte (B), Samuel, Lucio (I)                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›