E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça, kampione e dimrit

Hakmarrje: ky është përcaktimi më i mirë që mund t’i bëhet fitores së Barcelonës 4-0 përballë Seviljes në “Kamp Nou”. Miqtë duket se kanë paguar për atë eliminim të katalanasve nga Kupa e Mbretit në mesjavë, duke pësuar plot katër gola në mbrëmjen e djeshme.Sevilja arriti të rezistojë vetëm në pjesën e paër, duke e ruajtur të paprekur portën. Por në të dytën filloi spektakli dhe “furtuna” e golave për Barçën. Eskude dërgoi topin në portën e vet kur kishin kaluar vetëm katër minuta nga fraksioni i dytë.Pedro dyfishoi në minutën e 70-të, duke i lënë radhën golashënuesit më të mirë të Barcelonës në këtë sezon, Leo Mesi, të realizojë edhe dy herë të tjera (85’ dhe 90’). Duke përfituar edhe nga humbja e Realit në Bilbao, kampionët e gjashtë fishtë të sezonit të kaluar e çojnë në pesë pikë distancën nga kryeqytetasit, duke u shpallur njëkohësisht kampionë të dimrit.Barcelona 4 – 0 Sevilja, (Eskude 49’ a.g, Pedro 70’, Mesi 85’, 90’)Barcelona (4-3-3): Valdes; D.Alvesh, Pujol (Markez 46’),Pike, Abidal; Ksavi, Buske, Iniesta (Kërkiç 86’); Mesi, Ibrahimoviç, Henri (Pedro 63’). Trajner: GuardiolaSevilja (4-2-3-1): Palop; Konko (Adriano 58’), Eskude, Dragutinoviç, Navarro; Lolo, Valiente (Dusher 46’); Stankevicius, Navas, Karlos (Kapel 46’); Kone. Trajner: HimenezGjyqtar: D. FerreiroKartonë të verdhë: Buske / Navarro, Lolo, Valiente                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›