E Diel, 1 Nëntor 2026

Vret njeriun më të fortë në Iran, varet publikisht adoleshenti

Njeriu me i forte i Iranit

Një adoleshent është varur publikisht pasi ishte dënuar për vrasjen e një atleti, që njihej gjerësisht si njeriu më i fortë në Iran.

Pavarësisht thirrjeve nga Amnesty International, adoleshenti u var pranë skenës së krimit në qytetin Karaj.

Një grup i madh njerëzish ishin mbledhur për të parë skenën e varjes së tij. Forcat e sigurisë garantuan që gjithçka të shkonte pa trazira.

Adoleshenti e kishte therur atletin popullor në Iran në mes të korrikut. Ai tha se e ndërmori veprimin si vetëmbrojtje pasi ai dhe dy të rinj të tjerë u sulmuan nga atleti Ruhollah Dadashi.

Prokuroria tha se adoleshenti ishte bërë 18 vjeç. Ai i referohet kalendarit hënor islamik, që ka 11 ditë më pak se kalendari diellor.

Këtë vit në Iran janë ekzekutuar 202 veta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›