Vdiq aktorja Maria Shnajder

Aktorja franceze Maria Shnajder (Schneider), e njohur si partnere e Marlon Brandos në filmin "Tangoja e fundit në Paris", ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare.
Përveçse në filmat francezë, Shnajder ka luajtur edhe në shumë filma italianë dhe amerikanë.
Karriera 40 vjeçare e saj u shoqërua me përdorimin e drogës, me përpjekje për t`u vetëvrarë dhe me shërimin në spitalet për të sëmurët mendorë.
Familjarët e saj i kanë konfirmuar revistës "People" se aktorja ka vdekur nga pasojat e kancerit.