E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja, mungojnë Skela e Lala, rikthehet Bylykbashi

Ajo që bie në sy është mungesa e kapitenëve Ervin Skela dhe Altin Lala nga njëra anë dhe rikthimi i mesfushorit Dorian Bylykbashi në anën tjetër.

Mungesa e Lalës dhe Skelës nuk ka të bëjë me zgjedhjen e trajnerit por të vetë lojtarëve. Lala nuk është akoma në formën më të mirë sportive ndërsa Ervin Skela ka preferuar të mos grumbullohet për arsye personale.

Kroati Kuzhe ka menduar që për këtë test të thërrasë 22 lojtarë, mes të cilëve tre portirë.

Ja dhe lista e plotë e të besuarve të Kuzhes për ndeshjen me Uzbekistanin;

Arjan Beqaj
Isli Hidi
Samir Ujkani
Andi Lila
Armend Dallku
Kristi Vangjeli
Ansi Agolli
Lorik Cana
Andrit Vrapi
Debatik Curri
Ervin Bulku
Dorian Bylykbashi
Klodian Duro
Jahmir Hyka
Gilman Lika
Emilian Vila
Gjergj Muzaka
Erjon Bogdani
Hamdi Salihi
Edmond Kapllani
Elis Bakaj
Ahmed Jonuzi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›