E Diel, 1 Nëntor 2026

Humb jetën i mituri, rrëzohet nga kati i katërt i pallatit

Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit. Burime nga ky qytet bëjnë të ditur se një i mitur ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një pallat te zona e Plazhit, ku një fëmijë 6 vjec me iniciale F.S ka humbur jetën, teksa është rrëzuar nga kati i katërt i pallatit.
 

Nuk dihen rrethanat në të cilat është shënuar aksidenti i rëndë, ndërsa policia bën të ditur paraprakisht se fëmija është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i pallatit dhe ka gjetur vdekjen e mënjehershme pasi ka rënë me kokë. Ndërkaq nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›